Home / Opinion / Rasti Ylli Ndroqi, ja rreziqet që paraqiten për publikun

Rasti Ylli Ndroqi, ja rreziqet që paraqiten për publikun

Nga Arber ZAIMI

Në rast se pronat e tij cënohen, keqmenaxhohen apo pësojnë humbje e falimentojnë për shkak të sekuestrimit, dhe ai del i pafajshëm, atëherë sigurisht që do të kërkojë dëmshpërblim. Të cilin dëmshpërblim, dihet kush e paguan në fund… e pushtetarët nuk e paguajnë prej xhepit të tyre, siç nuk paguajnë asnjë qindarkë për qindra çështje të fituara në Strasburg gjatë viteve, apo për arbitrazhe qindramilionëshe si ai i Becchetti-t. Të gjitha këto i paguan publiku. Vidh e vidh të ziun publik, e ai nuk soset. Sa të pasur paskemi qenë dhe nuk e kemi ditur.

Me pronat e të akuzuarit të vendosura në dorë të shtetit, duhet kuptuar se nuk është vendosur nën sekuestër thjesht e vetëm kapitali, por edhe marrëdhëniet e punës. Qindra të punësuar të tijët tashmë janë “në dorë të shtetit”. Dhe shteti e ka për detyrë t’i garantojë se nuk do t’u shkelen të drejtat e punës, nuk do të mbeten pa kompensim e as pa punë. Sidomos në kushtet e krizës shëndetësore dhe ekonomike, stresi i të punësuarve duhet të jetë rritur shumë. Mos e përjetofshim atë ankth, por ata nuk duhen lënë vetëm. Kanë nevojë për solidaritetin e bashkëqytetarëve të tyre.

Drejtësia le ta bëjë punën e saj deri në fund, pa u ndikuar as nga pushteti, as nga paratë e as nga opinioni publik. Do të gëzohesha shumë nëse më në fund gjendet dhe dënohet ndonjë fajtor multimilioner. Mirëpo një qeveri e përgjegjshme do të duhej të kujdesej që të mos rriten brengat ekonomike për publikun e gjerë, e as vështirësitë për një numër jo të vogël të punësuarish.

Check Also

Pistat e ekuilibrit të ri të interesave BE-Kinë

Nga Aleksander ÇIPA- Kohët e fundit, cikli mediatik në Europë kalon me shpejtësi marramendëse. Situata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 18 =