Home / Editorial / Raporti që i nxorri bojën propagandës “rilindase” të kryeministrit Rama

Raporti që i nxorri bojën propagandës “rilindase” të kryeministrit Rama

Të enjten mediat publikuan raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku flitej pa dorashka rreth situatës që e zotëron vendin tonë dhe pengesat që bëjnë ti largohen investitorët e huaj, aq të domosdoshëm për të dalë nga kjo situatë varfërie e skajëshme.

Krahas të tjerave, si faktor kryesor të këtij mosafrimi raporti përmendëte praninë në nivel të lartë të korrupsionit shtetëror, që vijon të minojë sundimin e ligjit.

Mungesa e transparencës, sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsioni në qeveri është i gjithëpranishëm, dhe mbi të gjitha në tenderat, vëren raporti, që nuk lë pa listuar dhe gjëndjen e mjerueshme të procesit të pronave si një faktor  frenues.

“Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja… Kontratat PPP janë rritur në mënyrë të pakontrolluar duke shkatërruar tregun dhe kjo ka e bërë të pamundur konkurencën. Mungesa të analizave kosto-përfitim e këtyre kontratave ka shkatërruar garën. Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa par pagesa të tilla.

Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me çështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar.

Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palëve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.

Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e çertifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që sjanë te tyre.

Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë… Korrupsioni endemik vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar siç duhet kompensimin e pronave”, lexohet zgjerueshëm në faqet e raportit voluminoz që hedh poshtë çdo lloj propagande “rilindjeje” të jetës shqiptare, nga i specializuari në këtë fushë, kryeministri Edi Rama./ Marrë nga: Arbërianews.net

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =