Home / Bota / Raporti i OBSH-së: Ja cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve në botë

Raporti i OBSH-së: Ja cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka publikuar një raport për 20 vjetët e fundit, ku përveçse renditen shkaqet kryesore të vdekjes në botë, rezulton edhe se jetëgjatësia është rritur me 6 vjet.

Në 2019 njerëzit jetuan 6 vjet më gjatë se në 2000, me një mesatare globale prej 73 vjeç në 2019 krahasuar me 67 në 2000.

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën gjatë 20 viteve të fundit, por numri i vdekjeve vjetore është rritur me më shumë se 2 milion që nga viti 2000 në gati 9 milion në 2019 në vendet aziatike, ndërsa Evropa ka regjistruar një rënie të vdekjeve me 15%. Alzhajmeri renditet ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Evropë dhe SHBA. Vdekjet e shkaktuara nga diabeti, u rritën me 70% në të gjithë botën, dhe më së shumti te meshkujt, informon dritare.net. Përpos kësaj, ka një rënie globale të vdekjeve nga sëmundjet ngjitëse, megjithëse ato mbeten shumë të larta në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Pneumonia u rendit në vendin e katërt, për shkaqet e vdekjeve në botë. Tuberkulozi dhe SIDA janë gjithashtu në listën e  10 shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë.

“Këto vlerësime të reja na kujtojnë se duhet të parandalojmë, diagnostikojmë dhe trajtojmë sëmundjet jo ngjitëse dhe të përmirësojmë kujdesin shëndetësor”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + twenty =