Home / Aktualitet / Raporti i Kryeprokurorit/ Ja qytetet me nivelin më të lartë të trafikut të drogës

Raporti i Kryeprokurorit/ Ja qytetet me nivelin më të lartë të trafikut të drogës

Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar në Kuvend raportin vjetor për vitin 2020, ku jepen të dhëna lidhur me luftën ndaj krimit, pastrimit të parave, terrorizmit, trafikut të drogës dhe armëve.

Referuar raportit, rezulton se nga Prokuroria e Krujës është regjistruar numri më i madh të procedimeve penale përsa i përket trafikut të drogës.

Vendin e dytë me 20% të procedimeve penale për këtë vepër e mban Tirana, e ndjekur nga Vlora, Durrësi, Fieri dhe Elbasani.

Përgjatë 2020 në vendin tonë të akuzuar për trafik droge u arrestuan edhe 8 shtetas të huaj. Trafiku i drogës zë vendin e parë përsa i përket personave të marrë të pandehur përgjatë vitit 2020.

Pjesa më e madhe e të pandehurve të vënë nën akuzë nga autoritetet ligjëzbatuese janë marrë për shkak se kanë kryer këtë vepër penale.

Përsa i përket numrit më të lartë të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e mban Kruja, ku sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo prokurori ka regjistruar 24% të procedimeve. Në vend të dytë është Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë me 20% të të akuzuarve për këtë vepër penale. Ndërsa në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Vlorë janë regjistruar 8 % e numrit total të procedimeve të regjistruara.

Më pas vijnë prokourotitë e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, të cilat për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike kanë regjistruar 7 % e numrit total të procedimeve penale. ndërkohë që numri më i ulët për këtë vepër penale është regjistruar në Pogradec, Kukës, Përmet, Mat, dhe Pukë, ku janë regjistruar vetëm 1% të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve për vitin 2020.

Sipas raportit, rezulton se ka një rritje prej 17,80 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2019 e ndërkaq kemi rritje prej 5,35% të procedimeve të dërguara në Gjykatë në krahasim me vitin 2019.

Gjithashtu në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se gjatë 2020-ës për trafik droge në vendin tonë janë marrë të pandehur edhe 8 shtetas të huaj.

Check Also

Procedohen penalisht 4 efektivë në Elbasan

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + sixteen =