Home / Investigim / Raporti i agjensive të specializuara/ Kush janë klanet e drogës që zotërojnë Shqipërinë

Raporti i agjensive të specializuara/ Kush janë klanet e drogës që zotërojnë Shqipërinë

Një raport i rëndësishëm i agjencive të specialisuara, qarkullon prej kohësh në kancelaritë e Tiranës për funksionimin dhe depërtimin e dy klaneve të fuqishme të drogës që ndikojnë në ekonominë dhe politikën në Tiranë.

Siç thekson dokumenti, këto klane janë pjesë e lëvizjes të qarqeve shumë të fuqishme kriminale të lidhur me një mori shërbimesh sekrete, antagoniste me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për kryeqëzimin e rrezikshëm të trafikimit të heroinës që ka të bëjë me rrugët që e kontrollojnë kurdët por edhe serbët.

Një zyrtar i policisë gjermane ka mbërritur në Tiranë dhe është atashuar në ambasadës së këtij vendi, me detyrë për të asistuar policinë shqiptare në luftë ndaj krimit të organizuar, në veçanti drogës dhe trafiqeve të qenieve njerëzore.

Klani i kurdëve

Që prej vitit 1990, ndoshta edhe më parë segmente të shërbimit sekret shqiptar të lidhur me KGB-në ruse dhe UDB-në jugosllave kanë ushqyer krijimin e një rrugë të fuqishme të trafikut të heroinës për 20 vjet, duke marrë mallin, ose morfinën bazë ose heroinën nga grupet kurde në Turqinë juglindore.

Është ky grup që ka dominuar eksportin e heroinës për në Itali dhe Europën perëndimore.

Siç bën të ditur raporti ndërkombëtar, ky grup është totalisht i centralizuar dhe jo vetëm kontrollon dhe shet, por komandon çdo celulë të tregtisë.

Në Tiranë vepron një komando e fuqishme e cila drejton të gjithë aktivitetin në lidhje direkte me qendrën. Por ka qenë shumë e vështirë individualizmi i saj, jo thjesht nga strukturat shqiptare, të cilat shpesh janë lidhur me pjesë të këtij grupi, por edhe nga shërbimet sekrete perëndimore që synojnë kontrollin dhe shkatërrimin e kësaj qendre.

Celula kurde vepron si një strukturë tipike klandestine ku askush nuk e njeh drejtuesin e madh, por thjesht personin e kontaktit.

Struktura kurde ka hyrë aq fort në zhvillimet në Shqipëri sa ka drejtuar edhe operacione infiltrimi, asgjësimi por edhe investimi.

Raporti thekson se kjo strukturë ka bazë edhe në Kosovë e Maqedoni, kryesisht në Preshevë dhe Kumanovë.

Struktura serbe

Deri para vitit 1997 kjo strukturë drejtohej nga shqiptarë të Kosovës, që kishin lidhje direkte me grupe të fuqishme me akses në strukturat kriminale të shërbimit sekret serb.

Interesante është se ky grup ka qenë konkurrencë e kurdëve por kurrë nuk i ka “rënë në qafë” atyre. Ky grupim e ka marrë opiumin direkt nga Afganistani, ku struktura të lidhura me shërbimin sekret rus kontrollonin prodhimin dhe trannsportin deri në Serbi apo Kosovë. Më pas droga kalonte nëpër Shqipëri, në një degëzim por një tjetër rrugë ishte Bosnja, Kroacia e Sllovenia, me destinacion Austrinë dhe Europën Perëndimore.

Në vitin 1998, shërbimi sekret serb ua besoi kontrollin e trafikimit të heroinës së Afganistanit një grupi të tmerrshëm nga Shqipëria, ku bënin pjesë oficerë të shërbimit sekret shqiptar por edhe të policisë.

Në vitin 2002 ky grup pësoi një shkëputje të fortë nga qendra dhe ndërmori një luftë të tmerrshme me klanet e tjera.

Në raport theksohet se pas vitit 2004, ky grup u ridimensionua dhe e gjithë lufta kishte shpërthyer pasi brenda tij kishin hyrë segmente të infiltruara të Departamentit amerikan të Antodrogës DEA. Pikërisht, të pikasura nga shërbimi sekret rus u provokua një nga luftrat më të ashpra në Shqipëri që shkaktoi rreth 580 viktima.

Gjithçka ndodhi si profilaksi për të shpëtuar njerëzit e besuar në sferat e larta. Raporti thekson se grupi i serbëve kanë një kontakt shumë të fuqishëm në gjyqësorin shqiptar.

Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila po reklamohet shumë nga amerikanët, si pjesë thelbësore të saj ka për detyrë dhe shkatërrimin e këtyre dy klaneve të fuqishme, që thuhet se zotërojnë “gjysmën e Shqipërisë” që do të thotë fabrika, stabilimente të industrisë dhe bisnesit, por më e rëndësishmja janë pasuritë e paluajtshme./Marrë nga Arberianews/

Check Also

Arrestohet 20 vjeçari në Lezhë, ja çfarë e çoi pas hekurave

Policia e Lezhës ka arrestuar një person gjatë kësaj të mërkure. Shtetasi A.R, 20 vjeç, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − ten =