Home / Aktualitet / Rama tregon rradhët e gjata në Milano për ushqime, harron se çfarë ndodh në zyrat e PS

Rama tregon rradhët e gjata në Milano për ushqime, harron se çfarë ndodh në zyrat e PS

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit, ndërsa tha se mandati i dytë i socialistëve u nda në mes si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë.

Në fjalën e tij, Kryeministri është treguar cinik teksa ka krahasuar Shqipërinë me Milanon, që sipas tij njerëzit mbajnë radhë të gjata për të marrë ushqime falas.

Në fakt, edhe në Shqipëri ka rradhë njerëzish që presin të marrin ushqime, por kjo ndodh në zyrat elektorale të PS. dhe denoncimet janë publike. Madje nëse në Milano nuk kushtëzon njeri marrjen e ushqimeve, në Shqipëri qesja me produktet ushqimore këmbehet me vota.

“Morëm dy goditje të tmerrshme në mes të mandatit, pandemia dhe tërmeti. Shikoja dje radhët që po bëheshin dje në Itali, në Milano, në pikat ku jepen ushqime falas për njerëzit, në Itali në Milano. Nuk është një situatë rozë as në vendet më të mëdha dhe të pasura, nuk ka si të jetë as këtu te ne. Por ja kemi dalë derimë tani lavdi zotit dhe përpjekjeve të mëdha që kemi bërë, do t’ia dalim”, u shpreh Rama në Elbasan.

Kjo deklaratë e Ramës vjen në një moment kur shumë familje janë duke marrë borxh për të kuruar pasojat e Covid, në një kohë kur ndihma e dhënë nga shteti qoftë edhe për ilaçe është e papërfillshme, ose mungon fare.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =