Home / Aktualitet / Rama tradhëton Rilindjen, vendos sfondin bojëqielli dhe…

Rama tradhëton Rilindjen, vendos sfondin bojëqielli dhe…

Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa 8 vitet e tij si shefi i ekzekutivit cilësohen si një dështim i plotë.

Objektivi që Rama ka shpalosur para drejtuesve politikë të qarqeve të PS është 74 mandate, një shifër kjo që duket e pamundur të arrihet bazuar në faktin se në 8 vitet e qeverisjes nuk ka realizuar premtimet, ndërsa pandemia e Covid-19 dhe tërmeti thelluan krizën ekonomike dhe sociale në vend.

Pa një bilanc pozitiv, Rama hyn në këto zgjedhje duke pasur nën kontroll jo vetëm ekzekutivin, por edhe pushtetin vendor, administratën, drejtësinë dhe gjithçka tjetër.

E ndërsa gjatë mandatit të parë dhe të dytë, Kryeministri kishte si kryefjalë Rilindjes, timonin, tepsinë, makinën që s´donte pasagjerë, duke pasur parasysh këtu aleancat me subjekte të tjera, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, Rama ka ndryshuar sfondin. Kryeministri ka fshirë Rilindjen, ka kthyer logon e PS, por ka vendosur që sfondi të jetë ngjyra bojëqielli dhe jo roza sikundër kjo forcë politike ka pasur gjatë drejtimit të Fatos Nanos.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 10 =