Home / Aktualitet / Rama “shuplakë” Metës: “Çfarë borxhi ka Shqipëria që të durojë shkallimet e tua!?”

Rama “shuplakë” Metës: “Çfarë borxhi ka Shqipëria që të durojë shkallimet e tua!?”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta i cili sot iu drejtua me një letër Asamblesë së PS.

Në një postim në Twitter, kryeministri shqiptar pyet Presidentin se “çfarë borxhi të ka Shqipëria, që të dëgjojë shkallimet e tua”.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!“, shkruan Rama.

Çfarë deklaroi Presidenti Ilir Meta?

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Asamblesë së PS e cila mblidhet sot. Në mesazhin e tij kreu i shtetit thotë se kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste.

“Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi”.

Presidenti Meta thotë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kryeministri tregon publikisht fakte për ‘takimin me një personazh të botës së krimit’.

“Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.

I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”, thekson kreu i Shtetit.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 7 =