Home / Aktualitet / Rama: Saliu me Metën kanë nxjerrë një Gjino atje dhe thonë ajde ti japim një nuse

Rama: Saliu me Metën kanë nxjerrë një Gjino atje dhe thonë ajde ti japim një nuse

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Rrogozhinë ka folur sërish për fushatën elektorale të Partisë Demokratike duke thënë se në këtë rrugëtim i kanë dalë para xhavardanë të cilët janë mbledhur grumbull me njëri-tjetrin.

“Ne kemi çuar sot që flasim në afro rreth 400 milionë, me planin që kemi deri në 2025 do ti cojmë në 1 miliardë. Më shumë të ardhura për ju dhe familjen tuaj. Ju po ashtu e dini shumë mirë që shteti si asnjëherë më parë ka qënë pranë jush. Kur kemi marr detyrën Shqipëria ka qënë e fundit në thithjen e fondeve të BE-së. Fondet ishin atje, por këtë që duan të vijnë prapë, atëher nuk bën asnjë gjë për të marrë.

Me një vajzë grua një miken tonë atje, e cila me një reformë ka bërë një punë të madhe dhe ja ka dalë ti zbardhi faqen Shqipërisë, ndërkohë që puna jonë vazhdon na kanë dalë prapë përpara këta xhavardarët dhe janë mbledhur atje si rraqe, duke krijuar një taborë krushqish që sorollasin Lulin nëpër shqipëri për ta bërë dhëndër. Po në ktë sorollatje bashkë me ata që organizojn këto dasma pa nuse, ato janë vatra të infeksionit.

Ne jemi një në dy vendet që kemi hyrë në vaksinimin masiv. Ne do të dalim në pjesën lartë të vaksinimit në Europë, ndërkohë që ata nuk duan ta dijnë as për njerzit e tyre më besnikë që i mbledhin atje me dy gishta me flamura. Po bëjnë sic kanë bërë për 30 vjet gjej shesh e bëj përshesh.

Po thonë kur të mbarojë kjo të shkojë ku të shkojë. 2-3 javë do virusi të kapë fytin dhe të japë simptoma. Ata janë anti-shteti, janë rrumpalla, dëmi që rri si kërcënim për këtë vend.”

Check Also

Rama sulmon Metën nga Durrësi: O lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zorë

Rama: Sot një deputet i Ilir dhe Monikës u kap me presh në duar. U kap …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =