Home / Aktualitet / Rama publikon pamjet: Ëndrra 100 vjeçare e dibranëve realitet i prekshëm (VIDEO)

Rama publikon pamjet: Ëndrra 100 vjeçare e dibranëve realitet i prekshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, duke theksuar se me përfundimin e urës më të lartë jo vetëm në Shqipëri dhe me ndërtimin e bajpsit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Rama thotë se përfundimin e kësaj vepre, bëhet realitet ëndrra 100 vjeçare e dibranëve.

Postimi i plotë i Ramës

RRUGA ARBËRIT, Ura Fsha

Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!

Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.

Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur

Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë

#SkaKohëPërPushim

Check Also

Audio-përgjimi i Lames, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar audio përgjimet te Artan Lames, i cili u akuzua se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + three =