Home / Aktualitet / Rama, problemi i Shqipërisë. Lista e PD, sjell ndryshimin dhe shpresën

Rama, problemi i Shqipërisë. Lista e PD, sjell ndryshimin dhe shpresën

“Edi Rama në 8 vite vetëm ka dështuar. Ai ёshtё problemi i Shqipёrisё dhe pa largimin e tij nuk mund tё ketё ndryshim. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresёs dhe e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju”, u shpreh Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo.

Përmes një deklarate në emër të PD, Garo tha se tashmë të gjithë shqiptarët e dinë se gjatë 8 viteve të Edi Ramës vendi ka ngecur.

“Nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim.

Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bёj as nёse merr dhe 4 vite tё tjera. Vendi ynё ka nevojё pёr ndryshim, Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim.

Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju.

Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju. Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё. Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh.

Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura”, tha Garo.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + ten =