Home / Aktualitet / Rama pas takimit me presidentin francez: Nuk do të jem ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë

Rama pas takimit me presidentin francez: Nuk do të jem ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi takimin me presidentin Emannuel Macron të zhvilluar këtë të hënë në Francë. Rama u shpreh se takimi erdhi pasi ftesës së presidentit Macron. Ai u shpreh se presidenti francez ishte angazhuar për të realizuar tre financime në Shqipëri.

  • Investim në ujësjellësin e qytetit të Durrësit, për të siguruar 24 orë ujë pa ndërprerje.
  • Financimi në sistemin elektroenergjitik dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat.
  • Investime në energji në Shqipëri, ku kompania VoItalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, në Karavasta.

I pyetur nëse do të jetë ndërmjetës në bisedimet e Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Rama u përgjigj se ai nuk është njeriu i duhur, pasi sipas tij ai do të mbrojë interesat e Shqipërisë dhe Kosovës. “Ky dialog u takon udhëheqësve’, u përgjigj, Rama.

Gjithashtu Rama foli dhe mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, për të cilën tha se procesi është duke vazhduar dhe për këtë nuk ka asnjë sekret.

Rama:

Ishte një ftesë e Presidentit me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar. Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit.

Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.

Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar dhe ku ne jemi aktivisht të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.

Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurine e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë.

-Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre?

-Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.

– Morët sinjale sa i përket procesit të integrimit?

-Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.

 

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 2 =