Home / Aktualitet / Rama nxjerr videon duke u rruajtur, ka një mesazh për të gjithë qerosët

Rama nxjerr videon duke u rruajtur, ka një mesazh për të gjithë qerosët

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke u qethur, ndërkohë që mesazhi i tij është i qartë, me kalimin e viteve në politikë, jo vetëm që është thinjur, por duket se po i bjenë edhe flokët.

Krahas videos Rama thotë se të gjithë kanë lindur qerosa, ndërkohë që ky është një mesazh inkurajues, për të gjithë djemtë që e kanë me merak imazhin dhe pamjen e tyre të jashtme.

“Qeros kemi lind të gjithë o çuna”, shkruan Rama, ndërkohë që videon është kujdesur që ta bëjë me efekte, që pamja e kokës të mos jetë e qartë.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Rama nxjerr foto apo video me të tilla mesazhe, pasi dhe më herët ai ka treguar këpucët e grisura nga rrugët e shumta, ndërkohë që thotë se i mungon shumë koha për familjen, por gjithsesi e do me çdo kusht mandatin e tretë.

 

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − four =