Home / Aktualitet / Rama nxjerr dy ministra nga mbledhja e qeverisë

Rama nxjerr dy ministra nga mbledhja e qeverisë

Nga Arbër Dalmati

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj dhe ajo e Financave Anila Denaj, ne ditet para shpalljes zyrtare te pandemise dhe masave kunder saj nga kryeministri Rama, jane perballur me nje urdher te prere te kryeministrit ne sallen e mbledhjeve ne seline e Kryeministrise. Mberritja me vonese e tyre ne mbledhjen e radhes ka qene preteksi. Nderkohe qe shkaku lidhej me kerkesa per firmosje te shkresave te ndryshme per nje Agjenci te re ne varesi te ministrit Lleshaj. Me nje nervozizem te pashoq, me gjeste te prera refuzimi, kryeministri Rama ka kerkuar daljen jashte te ministrit dhe ministres. Per minuta te tera mbledhja eshte mbajtur pezull per kete shkak. Justifikimet e dy ministrave kane qene te pafuqishem per te ulur apo zbutur inatin e kryeministrit. Madje kembengulja e tyre per te qendruar ne salle, e ka shtuar edhe me teper ate. Ka pasur pasthirma te forta dhe ka sunduar nje situate e ndere, mes protagonisteve dhe te pranishmeve ne ate salle. Ky eshte ndoshta nder rastet e rralla qe ne nje mbledhje te kabinetit qeveritar, kryeministri gati me perbuzje, te kerkoje shporrjen e dy ministrave nga mbledhja e kabinetit te vet. Aq me teper qe, behet fjale per dy ministrat me te rendesishem te qeverise.
Prej kohesh, qysh nga muaji shkurt dhe ne vijim, komunikimet e kryeministrit me ministrin e Brendshem, jane te tensionuara, me dialogje polemizuese dhe me nje gjuhe, here here edhe perbuzese, ndaj justifikimeve dhe insinuatave qe shkaktohen shpesh prej argumenteve naive te ministrit te Brendshem Lleshaj.
Nderkohe burime te shtypi.net bejne te ditur se ne nje nder perplasjet, mes kryeministrit Rama dhe ministrit te Brendshem, arsye ka qene nje projekt i BE-se per nje agjensi e cila eshte projekt i angazhimit te posaçem te ambasadorit te BE ne Shqiperi, zotit Luigi Soreca.

Check Also

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020 Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − five =