Home / Aktualitet / Rama nuk pranon asnjë parti, por rrëmben opozitarët “tradhëtarë”

Rama nuk pranon asnjë parti, por rrëmben opozitarët “tradhëtarë”

Ka qenë një e mërkurë intesive kjo e sotmja për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka pritur një e nga një, të gjithë aleatët e 4 viteve të tij të vështira në opozitë, me dy vite jashtë Kuvendit, dhe 2 të tjera në Kuvend. I pari që hyri në selinë e blu ishte aleati historik i PD-së, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili dha dhe detajet e para në bazën e të cilave ishte ngritur marrëveshja mes palëve.

Të gjitha partitë aleate përjashtuar këtu LSI-në, do të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet e 25 Prillit nën koalicionin ‘Shqipëria fiton’, ndërsa se sa vende do të ketë secila të sigurta në listën e deputetëve, do të na duhet edhe pak ditë për të parë finalizimin.

Mediu tha se PR ka një peshë të caktuar elektorale dhe në bazë të kësaj do të merret dhe vendimi për numrin e kandidatëve që do të ketë në listat e 25 Prillit, afati i fundit i të cilave për tu dorëzuar në KQZ do të jetë 5 Marsi. (Lexo edhe ketu) 

Pas Mediut, në PD nënshkruan marrëveshje dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, LZHK e Dashamir Shehit, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, ndërkohë që po punohet dhe për një marrëveshje me FRD-në, e cila deri sa kohë më parë drejtohej nga ish-presidenti Bamir Topi, i cili tashmë mbetet një anëtar i saj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare FRD ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste, dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një thyerje akujsh mes Topit dhe Bashës, pas disa vitesh përplasjesh mes tyre. Një tjetër emër që po negocion me Bashës është edhe deputeti i Ballit Kombëtar Artur Roshi, i cili ishte konsideruar si një tradhëtar nga ana e Bashës, për shkak se pranoi mandatin dhe hyri në Kuvend, edhe pse opozita e 2019-tës dogji mandatet dhe doli nga Kuvendi.

Të gjithë partitë do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 25 Prillit, dhe në fletën e votimit pritet që të ketë një saktësim se cila prej tyre është pjesë e koalicionit ‘Shqipëria fiton’.

Sa i takon LSI-së ajo pritet që të ketë kandidatë në të gjithë qarqet e vendit, edhe pse në 3 qarqe mund të dalë me listë të përbashkët me koaliconin e kryesuar nga PD, për të mundur maksimalizimin e votave, dhe për të shmangur çdo firo të mandateve.

Monika Kryemadhi duket se do të testojnë peshën e saj reale në zgjedhjet e Prillit, ndërkohë që e vetmja parti me të cilën pritet të bashkëpunojë do të jetë ajo e kryesuar nga Paskal Milo (PDS), por për një nënshkrim të marrëveshjes do të na duhet të presim orët në vijim.

Siç dihet PD do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi siç janë kujdesur të thonë zyrtarët socialistë alenca e vetme që ata kanë është ajo me qytetarët, dhe në këtë kuadër ata shpikën dhe termin e ‘Bashkëqeverisjes’.

Dakordësinë për koalicion nuk e kanë gjetur as partitë e dala nga gjiri i së djathtës, si Lëvizja për Ndryshim e Topallit, Partia e Murrizit, apo Bindja Demokratike e Patozit, që pavarësisht filozofive të tyre, nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor.

Duket se ndryshimi i Kodit Zgjedhor që iu lejon kryetarëve të Partive që të garojnë në katër qarqe të vendit, ka bërë që këta politikanë të vjetër në eskperiencë, të kërkojnë me çdo kusht në Kuvend, duke provuar fatin në sa më shumë qarqe që munden.

Po ashtu e vetme do të dalë dhe ‘Nisma’ e Rudina Hajdarit apo Aleanca Kuqezi e Lumturi Ratkocerit, duke bërë që shanset e tyre për të fituar mandate të jenë të pakta.

Listat me emrat e deputetëve do të depozohen në KQZ në datën 5 Mars, dhe deri në atë ditë diskutimet brenda opozitës do të vijojnë, ndërkohë që PS ka nisur peshkimin e disa deputetëve që në zgjedhjet e kaluara dolën nga listat e opozitës, dhe i qendruan Ramës besnik me votat e tyre pro në Kuvend.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two − 2 =