Home / Aktualitet / Rama njofton masën e re anti-Covid: Javën tjetër maska me detyrim kudo, përveç në shtëpi

Rama njofton masën e re anti-Covid: Javën tjetër maska me detyrim kudo, përveç në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java tjetër, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme e dhe në ambientet e hapura.

Ai tha se kjo masë vjen për të mos rrezikuar një mbyllje të dytë, që e cilësoi si “vrastare” për ekonominë e vendit.

Kryeministri bëri me dije se mosrespektimi i kësaj mase do të shoqërohet me gjoba, që do të paguhen në faturën e dritave.

“Nga java tjetër maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je i ulur në tavolinë për të konsumuar. Në çdo mjedis, rrugë, hapësirë publike, maska do të jetë e detyrueshme”, tha Rama.

Check Also

Pfizer u doli nga parashikimi, mjekët shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa dozën e dytë të vaksinës

Kreu i qeverisë Edi Rama shpreh garancinë se të gjithë personat që kanë marrë dozën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =