Home / Aktualitet / Rama nga Saranda drejtohet nga Korfuzi dhe i rikthehet çështjes së detit

Rama nga Saranda drejtohet nga Korfuzi dhe i rikthehet çështjes së detit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nga Saranda i është përgjigjur akuzave ndaj tij dhe qeverisë për çështjen e detit me Greqinë.

Rama është shprehur se Greqia ka ushtruar të drejtën e vet e cila nuk aplikohet në distancën mes Korfuzit dhe Sarandës, pasi nuk plotësohet kushti i 12 miljeve.

Të gjithë ata politiknë që i fryjnë këtij zjarri kryeministri i cilësoi si maskarenj, pasi nëse ato që thonë do të ishin të vërteta takimi i sotëm do t’i binte të zhvillohej në tokë greke dhe jo shqiptqre.

“Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivisht, janë vendime që nuk kanë lidhje me cështjen e detit mes nesh dhe Greqisë për një arsye të thjeshtë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj dhe pastaj gjithë ekonominë e detit ne duhet ta spostojmë në Virua.

Nuk di sa herë duhet ta përsëris. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje nga këtu e në Greqi dhe as e kundërta. Nëse Greqia shtrihet 12 milje i bie që ne këtu në Sarandë dhe ti atje, të flasim nga Greqia. Është një absurditet i gjithi. Që ta sqaroj dhe njëherë tjetër, 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet.

Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint, një pjesë e konsiderueshme e këtij deti është matanë dhe matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë 12 milje në raport me Italinë. Pra, në atë pjesën që ata u morën vesh me Italinë. Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me 6 milje.

Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot, për arsye se nuk ka vend, duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq, se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh, pikërisht se nuk ka hapësirë. Dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide komplet absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë, sidomos në rrjetet sociale, që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë.

Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit. Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet.

Marrëveshja e vjetër ishte problem dhe në dëm të Shqipërisë, që e bënë ata që sot flasin, që sot i fryjnë zjarrit, që iu thonë peshqve sot të hidhen përpjetë se u shit deti. Ajo marrëveshje është zhbërë. Unë jam shumë krenar që arritëm të vendosnim gjuhën e komunikimit me Greqinë. Marrëdhëniet me Greqinë janë absolutisht shumë pozitive”, tha Rama.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =