Home / Aktualitet / Rama nga ‘Mbretëresha Geraldinë’: Ta kthejmë shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin!

Rama nga ‘Mbretëresha Geraldinë’: Ta kthejmë shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se synon që brenda kësaj dekade që sapo ka nisur me investime dhe reformimin e sistemin shëndetësor ta kthejë Shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin.

“Shteti nuk mund të jetë një rifuxho për mëkatarë në kurriz të qytetarëve që mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. Unë besoj që ne jo vetëm që jemi në rrugën e duhur, por kemi mundësinë të synojmë që brenda kësaj dekade shëndetësia në Shqipëri të bëhet në një pikë referimi për të gjithë rajonin. Kjo pasi kemi mjekë të jashtëzakonshëm dhe një trup infermierësh që meritojnë respekt”, tha Rama.

Rama madje shtoi duhet të hyjmë në një pikë të re bashkëpunimi për të krijuar partneritet shtetëror dhe privat për Shëndetësinë

“Kemi një lidership shumë të mirë në Shëndetësi, por kemi edhe pika që duhet të punojmë më shumë. Nga ana tjetër duhet të hyjmë në një sinergji të re ku të bashkëpunojmë me partnerë që janë të gatshëm të na mbështesin dhe të hyjnë në partneritete, partner shtetëror dhe partner privat që të maksimilizojmë sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =