Home / Aktualitet / Rama nga Elbasani sulmon ata që kundërshtojnë vaksinimin e personaliteteve

Rama nga Elbasani sulmon ata që kundërshtojnë vaksinimin e personaliteteve

Teksa në stadiumin Air Albania ka nisur vaksinimi i personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, kryeministri Edi Rama përgjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit, iu rikthye kësaj teme dhe atyre që e kanë kritikuar këtë përzgjedhje.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me personalitete, që janë 80-vjeçarë dhe për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, një mesazh përkujdesjeje për ta. Vë re një far sekëlldie kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lotderdhje dhe rrjedhje fjalësh e fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur, nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre, për shkak të mungesës së vaksinës. Nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit, në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo.

Nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm. Fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vijuar me tjerët. Por edhe këtë rast e përdorën për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë dhe ndaj meje. Janë njerëz që i kanë dhënë kësaj shoqërie, kanë kontribuar dhe sakrifikuar për të krijuar vlera në këtë shoqëri, ndaj nuk besoj se do të ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo stuhi në gotë, kur bëhet fjalë në fakt për dhjetëra persona, që në peshën e vaksinave që do të bëhen, janë disa pika ujë në det”, tha Rama.

Check Also

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndihet edhe në Shqipëri

Një lëkundje e magnitudës 6.0ballë të shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =