Home / Aktualitet / Rama në Sofje si “ndërmjetës” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

Rama në Sofje si “ndërmjetës” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se mëngjesin e ka nisur me një takim me Presidentin Rumen Radev ku kanë folur në lidhje me marrëdhëniet dhe zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut

“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Turqi ku u takua me mikun e tij, Presidentin Erdogan, ndërsa më pas Ankaranë e vizitoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Check Also

Vodhi 5.5 milionë lekë, pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë në Tiranë

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 6 =