Home / Aktualitet / Rama në Shkodër: Vaksinimi nuk është me detyrim, do vijnë doza të tjera

Rama në Shkodër: Vaksinimi nuk është me detyrim, do vijnë doza të tjera

Nga qyteti i Shkodrës, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se procesi i vaksinimit do të shtrihet shumë shpejt edhe me personat mbi 60 vjeç dhe pastaj nën këtë moshë, pasi një sasi e konsiderueshme vaksinash kundër koronavirusit pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

“E rëndësishme është që të rrisim intesitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do të kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për t’u shtrirë shumë fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë”, tha Rama për mediat.

I pyetur nëse po bëhet më i vështirë menaxhimi i situatës së pandemisë për shkak se po afrohet fushata elektorale, Rama thumboi partitë opozitare dhe ftoi qytetarët të ruajnë veten pasi sipas tij, “këto histori me bori ulërime e dy gishta janë histori të viteve 90 dhe përsëriten sa herë vijnë zgjedhjet”.

“Jo, nuk janë sjelljet e partive politike sepse zakoni për t’i futur të gjithë në një thes është një sjellje e vjetër. Nuk ka lidhje fare sepse janë partitë e KÇK bashkë me dhëndrin përpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmorë me flamuj me dy dishta, me ulërima edhe krijojnë një vatër potenciale infektive në mes të qytetit. Këto janë gjëra që duhen shmangur, kjo është sfida e sfidave sepse nuk ka as parti as termina elektoral dhe asnjë lidhje me dallimet që kemi me çdo shoqëri tjetër në një botëe normale.

Kjo është sfidë për shëndetin, nuk mund të rrezikohet shëndeti i askujt dhe të gjithë ata që bëjnë dasmorët duhet të ruajnë veten dhe të ruajnë të tjerët sepse këto histori me bori ulërime e dy gishta janë histori të viteve ’90 dhe përsëriten sa herë vijnë zgjedhjet a thua se këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Faktikisht s’kanë për të fituar sepse kjo është arsyeja për të cilën ata humbën”, tha Rama.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =