Home / Aktualitet / Rama në Durrës, nga turizmi deri tek plehrat në Porto Romano, ja premtimi që bën

Rama në Durrës, nga turizmi deri tek plehrat në Porto Romano, ja premtimi që bën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë në qytetin e Durrësit. Ai tha se Durrësi është një magnet për tërheqjen e turistëve dhe ka ende shumë për të bërë, por tërmeti dhe pandemia kanë ndikuar për keq.

Kreu i Qeverisë gjithashtu përmendi dhe mbetjet te zona e Porto Romanos, që e cilësoi si një gropë kanceroze e cila pengoi dhe dëmtoi shumë turizmin në Durrës.

Rama: Krahas vaksinimit duhet të respektojmë edhe rregullat, se ndryshe bëhemi ne pengesa për të dalë në fund të tunelit. Faktet flasin vetë për ndryshimet që kanë ndodhur në sektorin e turizmit. Potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë janë shumë të mëdha. Ne sot kemi diskutuar për projektin e madh të ndërhyrjes në zonën historike arkeologjike të Durrësit ku faktikisht nëse i referohemi shifrave për amfiteatrin  kemi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, por nëse i referohemi mundësive që ka ajo zonë jemi larg arritjes së maksimumit dhe kemi arsye të besojmë se me ndërhyrjen që kemi në plan të bëjmë dhe me rrjetin e aktorëve që janë përfshirë në këto ndërveprime, BE, në kuadrin e donacionnit për periudhën pas tërmetit te fondi Amerikan i Zhvillimit. Edhe qeveria me bashkinë mund të bëjnë një transformim të rëndësishëm dhe ta rrisim fuqinë tërheqëse të këtij magneti. Restaurimi i mureve ka nisur nga mbështetja e BE, jemi në një fazë të avancuar të amfiteatrit dhe lagjes përreth. Porti Tregtar do iki nga zemra e qytetit. Po punojmë me bashkinë për shëtitoren që do kalojë në mes të plazhit të Durrësit dhe jam i bindur se krijojmë një platformë të re zhvillimi përsa i përket turizmit. Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e turizmit dhe tërheqjes së turistëve që shpenzojnë edhe si pasojë e një nami të tmerrshëm që ka pasur për shkak të vatrës kanceroze së plehrave të Porto Romanos. Tani ne do i japim formë një eko-parku të madh që do jetë një atraksion i madh në favorin tuaj.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =