Home / Aktualitet / Rama: Ndahu nga Likja dhe Saliu, Lulzim bëhu pak burrë!

Rama: Ndahu nga Likja dhe Saliu, Lulzim bëhu pak burrë!

Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmeve të kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili tha se kreu i qeverisë kishte shkuar në Elbasan i shoqëruar nga bandat.

Rama ka reaguar sërish në Twitter duke i thënë liderit të opozitës se flet përçart për banda e për kriminelë. Teksa shprehet se kreu i opozitës duhet të ndahet nga “Likja e Saliu”, Rama akuzon Bashën se nuk është lider.

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama.

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 12 =