Home / Aktualitet / Rama: Mos harroni faturat e energjisë për të paguar, Vlora një kantier ndërtimi

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Rama: Mos harroni faturat e energjisë për të paguar, Vlora një kantier ndërtimi

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4290″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kryeministri Rama vizitoi hapësirat e reja dhe të rikonstruktuara të spitalit pediatrik të Vlorës, një investim i realizuar në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Agjencinë turke për zhvillim TIK. Spitali i pediatrisë së Vlorës përballon një fluks të madh pacientësh, kryesisht në sezonin turistik, duke bërë të domosdoshme nevojën për të zgjeruar hapësirat dhe modernizuar shërbimin e urgjencës.
Me një falenderim për punën e përfunduar me sukses, kryeministri Rama, iu drejtua të pranishmëve, duke shprehur kënaqësinë që pacientët e vegjël do të gjejnë në spitalin e ri kushtet optimale për ndihmën dhe trajtimin mjekësor. Vlora do të përjetojë transformime të mëdha, – u shpreh kryeministri, teksa bëri të ditur se kantiere të shumta do të hapen në të gjithë qytetin. Më të rëndësishmin prej tyre, kryeministri veçoi kantierin e vijës bregdetare, duke vijuar më tej me kantierin për rrugën hyrëse në qytet, për të lidhur përfundimisht Vlorën me autostradën, si dhe shumë kantiere brenda qytetit. Më tej kreu i qeverisë shpjegoi se aksionet e INUK do të paraprinë punën për hapjen e kantiereve të reja, me prishjen së pari të ngrehinave të paligjshme të cilat i kanë zënë frymëmarrjen qytetit.
Rama nuk u shmjang dot aksionit për të energjin duke i lënë një porosi vlonjatëve, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për të kryer brenda afateve të gjitha pagesat e faturave të energjisë e për tu bërë kështu pjesë e një përpjekjeje të përbashkët dhe siguroi se këto para do të kthehen në investime të rëndësishme për qytetarët.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm, falenderoi Agjencin turke TIK për bashkëpunimin për ndihmën që ka dhënë në rikonstruksionin e kësaj pjese të spitalit, por edhe urgjencën e re që po vazhdon dhe po fillojmë që tani përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet për në spital i plagosur një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy automjete janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 19 =