Home / Aktualitet / Rama mesazh naftëtarëve: Me presione s’fitoni me mua! I gatshëm sot në sekondë të qajmë hallin

Rama mesazh naftëtarëve: Me presione s’fitoni me mua! I gatshëm sot në sekondë të qajmë hallin

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh naftëtarëve dhe grave të lënë presionet dhe të dalin nga greva.

Rama  thotë se është i gatshëm sot në sekondë të qajë hallin me naftëtarët. Ai shton se me presion nuk fitohet me të dhe thekson se të hysh në grevë e të kërkosh pagat është gjëja më e lehtë.

”Në rastin e naftëtarëve, e kam përsëritur edhe sot, s’jemi palë përballë një pale. Ne jemi faktikisht pjesë e një familje, dhe me naftëtarët s’kemi asnjë llogari të hapur apo për të mbyllur, sepse është marrëdhënie private. Por në kushtet kur kanë këto vështirësi, dhe refuzojnë të hyjnë në asistencë shtetërore sipas ligjeve, jemi të gatshëm të qajmë hallin, që as e ka krijuar qeveria, dhe s’kemi shkop magjik.

Duhët të dalin nga greva nëse duan të bisedojnë. Grevat bëhen për sensibilizim, ne jemi, s’kemi pse, jemi që nga dita

Me ultimatume dhe me presion, me shantazhe, me kërcënime, me forma detyruese, me shprehje paga pastaj ulemi flasim, nuk funksionon. Jam shumë i keqardhur, sepse nuk është aspak e lehtë të flesh jashtë shtëpisë, jam i gatshëm sot në sekondë të bisedojmë me logjikë, gjëja më e lehtë të futesh në grevë, dalin disa në rrugë aty na bëni kanalizime ose do bllokojmë rrugën. Ku jemi këtu? Ne s’po rrimë, po bëjmë gjithçka kemi ne në dorë. Nëse është ndërtuar një qytet i tërë pa leje, atëhere do ketë probleme. Ne kemi bërë dhe do bëjmë kanalizime, por s’bëhen brenda ditës. Me presione s’fitoni me mua. Si xhagajdurët, si njerëzit në hall.”- tha Rama.

Nga ana tjetër gratë naftëtare e kërkojnë Edi Ramën t’u shkojë tek greva dhe t’u japë zgjidhje në lidhje me pagat. Kryeministri ulet në bisedime, por jo në grevë. Fillimisht ishin naftëtarët që rezistuan në grevë për 18 ditë teksa më pas u futën gratë që po mbushin ditën e 7-të.

(BalkanWeb)

Check Also

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, ‘Muzgu 4’ çon në pranga dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTER Dy të rinj u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, nën dyshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =