Home / Aktualitet / Rama më i butë me ministrat në krahasim me kryebashkiakët

Rama më i butë me ministrat në krahasim me kryebashkiakët

Teksa SPAK ka nisur të lëvizë për hetimin e tenderave milionëshe në zyrat e shtetit, Edi Rama ka seancën e dytë këtë mesditë, ku iu paraqet ministrave të tij ndryshimet në ligjin për prokurimet publike.

Sipas Ramës në rast se institucionet nuk reagojnë pas rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike, do të referohen në SPAK, dhe të gjithë duhet të bëjnë gati avokatët e tyre.

Por në ndryshim nga dushi i ftohtë që iu bëri kryetarëve të bashkive, me ministrat Rama u tregua më i butë, duke thënë madje se disa prej tyre janë shembuj të mirë për tu ndjekur.

Sipas Ramës ligji i ri për prokurimet publike, i bën titullarët e institucioneve përgjegjës për menaxhimin e fondeve, dhe për tenderat që nënshkruajnë.

“Nëse rekomandimet bjenë në vesh të shurdhët, tenderat do të shkojnë në SPAK direkt nga kjo zyrë.

Janë disa objektiva lehtësisht të realizueshëm, në rast se sistemi i prokurimit zbatohet, afatet në trajtim në kthim përgjigje, në ndërveprim mes institucioneve, në krijimin e një garancie ndaj të gjithë operatorëve që afatet nuk janë lojë.

Na duhet të rrisim konkurencën, përmes rritjes së besimit, pasi edhe pse është më e lartë sesa ishte, mbetet relativisht e ulët. Duhet një punë e posaçme, për të rritur kapacitetet teknike, pasi e thashë që një pjesë e gjërave që ndodhin në proces dhe që nuk garantojnë cilësi është paaftësi, dhe për të rritur përgjegjshmëinë e autoritetev e kontraktore në zhvillimin e procedurave.

Një kontratë e zbatuar keq e hedh në erë dhe një procedurë prokurimi që është bërë mirë, unë do tiu inkurajoja që të njiheni me detaje me paketën e re ligjore, me ligjin e ri titullarët janë përgjegjës për menaxhimin e fondeve, dhe numri i pjesëmarrësve për procedurë, numri i procedurave për negocim, ku ka vullnet ka rezultat, dhe aty ku duket se janë të gjitha argumentat që rezultati të mos kërkohet se nuk arrihet.

Janë disa shembuj domethënës në ndryshimin e qasjes në realizimin e kontratave, është domethënëse që ështe në kontrata të mëdha, me sfida dhe me pengesa që shfaqen nga mendësia e të shkuarës, këtu kam parasysh disa kontrata të ministrisë së infrastrukturës, ku ka vullnet padiskutim që fiton shteti”, u shpreh Rama.

Check Also

Tokyo 2020/ Rëndohet situata e pandemisë në Japoni

Vetëm pak ditë pas hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, Japonia po regjistron një rritje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 10 =