Home / Aktualitet / Rama mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, a vjen Kurti?

Rama mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, a vjen Kurti?

Në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë Kosovare, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.

Ndërsa do të miratohet një deklaratë e përbashkët e liderëve për të vazhduar axhendën evropiane. Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varhelyi.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë. /abcnews.al

Check Also

Negociatat, Vuçiç: Më vjen keq për Tiranën dhe Shkupin! Të afrohemi bashkë dhe të mos presim asgjë nga askush

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ndjen keqardhje që BE-ja nuk i dha date …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + eighteen =