Home / Aktualitet / Rama leksione në edicionin e “Symi Symposium” në Greqi: Ja si arriti Partia Socialiste të fitojë mandatin e tretë

Rama leksione në edicionin e “Symi Symposium” në Greqi: Ja si arriti Partia Socialiste të fitojë mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje të personaliteteve të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Në fillim të fjalës së tij Rama u ndal tek suksesi i Partisë Socialiste dhe fitorja e mandatit të tretë. Kryeministri theksoi se faktorët kyç të fitores janë mosidentifikimi i PS-së si një parti pushteti por si një parti që sjell ndryshimin e vazhdueshëm. Gjithashtu ai u shpreh se ajo që është bërë dhe fakti për të mos lënë në mes punët e nisura është një arsye tjetër e fitores së tretë radhazi.

“Është kënaqësi që kthehem këtu dhe pse nuk është e lehtë të kuptosh që jemi më të vjetër, sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente mjaft të këndshme.

Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve partia që identifikohet me ndryshimin dhe për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar e ndryshuar partinë tonë. Jemi përpjekur të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kemi një sinergji në sytë e publikut midis çfarë dhe kujt identifikohet partia dhe atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejt të njerëzve. Kjo mendoj ka qenë e para”, tha Rama.

Tjetra, sipas tij ka të bëjë me atë çka ka bërë PS. “Me sa duket për njerëzit është më në fund e qartë se kjo është rruga drejt progresit dhe se puna duhet përfunduar. Shumë gjëra janë më mirë nga ç’ishin, por ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit duke iu thënë se nëse e krahasojmë atë çka kemi bërë me atë që duhet të bëjmë jemi ende larg të themi po ia dolëm. Sigurisht ajo që kemi bërë mjafton jo për të qenë t’u kënaqur por për të qenë të sigurt se kjo është rruga. mendoj se rezultatet janë të dukshme për të krijuar mendimi ne përgjithshëm se puna është në progres dhe është në drejtimi ne duhur. Kemi pasur një perceptim mjaft të qëndrueshëm për këtë drejtim të duhur që ka qenë njëfarësoj gjithmonë rruga për ne”, u shpreh kryeministri.

Ai deklaroi më tej se ka qenë një fushatë mjaft e çuditshme dhe përgjithësisht një luftë e çuditshme dhe për shkak të COVID dhe për shkak se po kërkohej një mandat i tretë që nuk është e lehtë. “Por ia dolëm por tashmë jam mjaft optimist sepse kemi mjaft punë të rëndësishme për mjedisin, energjinë, infrastrukturën dhe po kështu shumë themele të mira për kulturën tonë dhe teknologjinë e informacionit ia kemi dalë të kryejmë një ndryshim të shpejt për qeverisjen elektronike”, tha Rama.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − twelve =