Home / Aktualitet / Rama konferencë me Varhelyi: E hoqi maskën e Brukselit në Tiranë

Rama konferencë me Varhelyi: E hoqi maskën e Brukselit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me komisionerin e BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se jemi mbledhur për të çuar përpara 4 liritë e Europës.

“Ky është i një rëndësie të veçantë për dy arsye, së pari sepse të gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces, që nuk ka rëndësi se si e quan njëri apo tjetri, por ka rëndësi që të çojë përpara jetësimin e katër lirive të Evropës në rajonin tonë. Nga ana tjetër, sepse ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE, që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe të përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale, të interkonjektivitetit dhe të gjithë sektorit të energjisë, si dhe të digjitalizimit, përbën lëvizjen më të madhe historike të BE ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ishte një kënaqësi, sepse më në fund takimi nuk ishte virtual, pasi ne kemi mundësinë që t’i mikpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese, dhe besoj që edhe komisioneri, edhe delegacioni nga Brukseli, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë, dhe patjetër sepse gjërat tanimë janë konkrete, planet e punëve janë konkrete. Ky është një nga ato momente kur duhet ta pranojmë që BE, Komisioni Evropian, të vetën e ka bërë plotësisht, na takon neve të bëjmë tonën”, tha Rama.

Check Also

U akuzuan për baste dhe lidhje me Ndraghetan, reagon vëllai i Igli Tares

Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Agron Tare, në një intervistë për Adnkronos, i ka cilësuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + one =