Home / Aktualitet / Rama: Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

Rama: Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është shpallur kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ai shtoi se ndërtimi i këtij aeroporti në qytetin bregdetar jugor do të kushtojë plot 103.9 milionë Euro, ndërsa kompania fituese e përzgjedhur është një konsorcium kompanish të regjistruara në Zvicër e quajtur “Mabco Construcion”. Baza e këtij konsorciumi është kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, “Mebetex”, e cila zotëron 50% të konsorciumit. (Mabetex Group 50%; YDA – Group 48%; 2A Group SH.PK 2%).

Përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se mezi e ka pritur, duke theksuar se ky projekt ka qenë sfida e tij si Kryeministër.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se për 30 ditë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve./BoldNews

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + four =