Home / Kryesore / Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm dhe një nga kritikët brenda Rilindjes, Ditmir Bushati.

Bushati ka dalë shpeshherë kundër kryeministrit Rama, gjë e cila i kushtoi edhe largimin nga posti i ministrit të Jashtëm, ndërsa i ka vijuar kritikat e tij edhe si deputet, veçanërisht së fundmi për ligjin Anti-shpifje. Ai  kërkoi që kjo paketë të shkonte në Komisionin e Venecias.

Por, përpos kritikave kryeministri Rama duket se kërkon të bëjë paqe me Ditmir Bushatin. Mësohet se kreu i qeverisë i ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias në OSBE, Harlem Desir, të largohet nga detyra dhe vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati, transmeton TCH.

Kjo lëvizje e Ramës duket si një mënyrë për të bërë paqe me ish-ministrin, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Bushati për këtë propozim.

Ditmir Bushati në janar të këtij viti është emëruar nga Rama si i dërguar i Posaçëm për OSBE-në.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + ten =