Home / Aktualitet / Rama kërkon me ngulm mandatin e 9-të në Vlorë: Nëse ma jepni, do bëj për 4 vite 12 herë më shumë

Rama kërkon me ngulm mandatin e 9-të në Vlorë: Nëse ma jepni, do bëj për 4 vite 12 herë më shumë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në takimin mbyllës elektoral në Vlorë kërkoi me ngulm mandatin e 9-të në këtë qark. Rama u premtoi vlonjatëve se nëse i besojnë 9 mandate, në 4-vitet e ardhshme ai do të bëj 12-herë më shumë se çfarë është bërë gjatë 8-viteve të socialistëve në këtë zonë.

“Sot Vlora flet me pamjen e saj. Flet me ndryshimin e brendshëm të saj. Vlora flet me entuziazmin tuaj. Po unë ju them sot siç i thashë Kiarës 8-vite më parë, nëse ju më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate do bëj 12 herë më shumë për Vlorën se çfarë kemi bërë në këto dy mandate. Kur të vi dita që të jenë zgjedhjet e pas 4 viteve, aty në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, dhe pas 4 vitesh Vlora do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot.

Unë kur them Vlora, them Saranda, unë kur them Vlora them Himara, them Labëria, unë kur them Vlora them Shqipëria”, tha Rama.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 10 =