Home / Aktualitet / Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë, nuk i shpëton detaji

Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë, nuk i shpëton detaji

Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka inspektuar procesin e rindërtimit në Thumanë.

Teksa inspektonte pallatet e ngritura dhe lagjen e re që po krijohet në këtë zonë, një detaj nuk i shpëtoi kryeministrit.

Ai hodhi mendimin që në një kullë të vogël e të vjetërsuar të mbillet një pemë, e cila do të quhet: “pema e shpresës”.

“Po shikoja dhe Fushë – Krujën që ka marrë formë. Do të jetë një spektakël. Kemi mbaruar të gjitha shkollat Do jetë e madhe një pemë në qiell, aty në atë vend, të hedhësh pak rërë dhe ta quash pema e shpresës. Ritmi s’paska rënë fare, e paskan ditur që do të fitohet”, u shpreh Rama.

 

 

 

(BalkanWeb)

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − one =