Home / Aktualitet / Rama i quajti çetë të çakërdisur, reagon opozita: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti e quan normale vdekjen
Albanian Prime Minister Edi Rama attends a joint news conference with Italian Prime Minister Giuseppe Conte (not pictured) at the Palace of Brigades in Tirana, Albania, October 15, 2019. REUTERS/Florion Goga

Rama i quajti çetë të çakërdisur, reagon opozita: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti e quan normale vdekjen

Opozita e ka cilësuar “hajdut të pashpirt që e quan normale vdekjen e qytetarëve” kryeministrin Rama, i cili më parë reagoi duke i thënë se janë çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze.

Me anë të një reagimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se dhe për sa kohë do të vdesin njerëzit pasi paratë nuk shkojnë për ndihmën e tyre.

“Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve. Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalësh vjedhjen dhe ti cosh paratë për paisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta antiCOVID”, shkroi Bardhi.

Më parë, Rama reagoi në Twitter për pyetjen se përse vetëvriten pacientët nga spitalet Covid në vendin tonë duke thënë: “Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”.

Check Also

Aksident në dalje të Fushë Krujës, Lajmi i fundit

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të Fushë Krujës. Një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 12 =