Home / Aktualitet / Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Metës/ Nuk mund të na ndalosh, shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz

Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Metës/ Nuk mund të na ndalosh, shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen shqiptarisht, ka ardhur reagimi “flakë për flakë” nga kreu i qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i kujton Metës se nuk është shkarkuar, sepse “jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit”.

Gjithashtu ai paralajmëron kreun e shtetit, se “nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!“.

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!

Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”-shkruan Rama.

CNA

Check Also

SHBA-të konfirmojnë vdekjen e eksponentit të lartë të al-Kaidas

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar vdekjen e një eksponenti të lartë të al-Kaidas në Afganistan, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + twenty =