Home / Aktualitet / Rama i përgjigjet Bashës dhe nxjerr për herë të parë pamjet nga Covid-3: Kjo vështirësi nuk kalohet me akuza

Rama i përgjigjet Bashës dhe nxjerr për herë të parë pamjet nga Covid-3: Kjo vështirësi nuk kalohet me akuza

Pas akuzave të njëpasnjëshme të liderit të opozitës Lulzim Basha për mos menaxhimin e pandemisë së Covid-19 nga ana e qeverisë ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Basha ka akuzaur vazhdimisht qeverinë, duke nënvizuar faktin se spitalet janë në kolpas dhe se nuk ka vende për personat e sëmurë.

Rama ka publikuar një video nga spitali Covid-3, ku shihet sipas tij që ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri.

Reagimi i plotë: JA SI ËSHTË NË FAKT SOT, TANI, LIVE, E VËRTETA PËR KAPACITETIN E SHTRETËRVE NË SPITALIN COVID 3

Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë, përditë e përditë, se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!

Eshtë fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten edhe tek ne si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita jonë shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!

Këto pamje janë sot, tani, live, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri! Po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale me të gjitha kushtet e stafet mjekësore, nëse do të jetë nevoja.

Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është?  Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!

Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!

Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!

Check Also

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, ‘Muzgu 4’ çon në pranga dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTER Dy të rinj u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, nën dyshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + twenty =