Home / Aktualitet / Rama i bën ofertë mjekëve të Kosovës

Rama i bën ofertë mjekëve të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se brenda 20 ditëve Shqipëria mund të vaksinojë të gjithë personelin mjekësor të Kosovës, në rast se këta të fundit do të pranojnë. Rama tha se në një afat maksimal deri në fund të Qershorit, synohet vaksinimi i të gjithë personave mbi 60 vjeç.

Rama: Ne sot kemi mundësinë që ti japim një mesazh Kosovës, jemi gati që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Maksimumi brenda 20 ditësh, ne jemi gati të bëjmë vaksinimin e të gjithëve, në rast se ata duan të vijnë me numra më të mëdhenj në Kukës, nuk ka problem, mund të bëhet në një kohë shumë më të shpejtë.

Së bashku me ministren e shëndetësisë, kemi biseduar, që procesi të nisë menjëherë, sapo vaksinat të regjistrohen dhe të shpërndahen në të gjithë territorin. Do të vaksinohet deri në mesnatë, dhe nëse është e nevojshme do të punojmë dhe me tre turne.

Do të jepen leje të posaçme për të moshuarit, duke nisur nga moshat më të larta, dhe duke zbritur poshtë. Brenda muajit Qeshor do të jenë të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi 60 vjeç. Objektivat vendosen pa pasur parasysh gjërat e paparashikueshme që mund të ndodhin. Po vendosim fundin e Qershorit si afatin fundor, por bindja ime është që ky proces të mbyllet brenda Majit.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − two =