Home / Aktualitet / Rama harron për çfarë doli, merret me mitingun e PD

Rama harron për çfarë doli, merret me mitingun e PD

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, në nisje të fjalës së tij ka komentuar edhe hapjen e fushatës së kundërshtarit e cila po zhvillohej paralelisht.

Me sheshin e boshatisur ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët rilindas, Rama sulmoi kundërshtarin se ka shkelur rregullat për pjesmarrjen masive qytetare që ishte në sheshin ‘Nënë Tereza’ në hapjen e fushatës së PD.

Rama gjithashtu komentoi edhe nisjen me vonesë të hapjes së fushtaës së PD, e cila ishte lajmëruar në orën 17:00 por nisi në orën 18:00.

‘Sot ne nismin fundin e një fushate që nuk ka ndaluar në asnjë moment që nga dita që kemi marrë mandatin tonë të parë, sepse ndryshe nga çndodhte në të shkuarën ne që prej ditës së parë kemi qenë në lëvizje të vazhdueshme, papushim por sidoqoftë sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit. Sot jemi çuditshëm sepse e tillë ëhstë koha Ndryshe nga herët e tjera jemi këtu duke bërë përjekjen tonë serioze që të respektojmë edhe rregullat e kësaj kohe. Në këtë sfidë ne po bëjmë një dallim shumë të madh. Sonte ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina në një ekran të ndarë. Mjafton të shohësh kartolinat për të kuptuar ndryshimin e madh që ndan ne dhe ata në marrdhënien tonë me njerëzit dhe me shtetin. Këtu ka repekt për shtetin, ligjin dhe rregullat që i kemi vënë të gjithë sëbashku dhe të gjithë i kemi pranuar. Atje nuk ka repekt për shtetin, as për ligjin e as për njerëzit. Kjo ëhstë fytyra e fushatës tonë. Me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhëndër i cili vonohet një rë merre me mend nga dikush që mund të presësh nga një njeri që lë një orë të presin në të ftohtë njerëizt që ftoi vetë. Natyrisht Luli ishte në gjumë’, tha Rama.

LEXO EDHE  Luljeta Bozdo në hapje të fushatës nuk shqipton dot Partinë Socialiste

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =