Home / Aktualitet / Rama hap konkursin për tre çmime: Si mund të konkurroni

Rama hap konkursin për tre çmime: Si mund të konkurroni

Tre javët e fundit të vitit 2021 në faqen e kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet një konkurs për tre çmime.

Në garë do të jenë çmimi për fotografinë e vitit, videokërkesë, dhe urimi më i veçantë.

Fituesit do të shpallen në një aktivitet të posaçëm në Konkursin e Vitit të Ri ku do të jenë të ftuar 100 miq nga pjesëmarrësit në këtë garë.

Rama hap konkursin për tre çmime: Si mund të konkurroni

Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.

Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022.

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − seven =