Home / Aktualitet / Rama flet 60 minuta me Angela Merkel: Ja për çfarë biseduam

Rama flet 60 minuta me Angela Merkel: Ja për çfarë biseduam

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë online me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas Ramës, biseda është fokusuar mbi planin e Bashkimit Evropian për të investuar në Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme të Shengenit rajonal.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”, shkruan Rama në Facebook-un e tij.

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =