Home / Aktualitet / Rama falenderon presidentin nga vendlindja

Rama falenderon presidentin nga vendlindja

Rama: Ilir Metës i jam falënderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriut mund të ketë në të gjithë Shqipërinë, me kanionet. I jam falënderues që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes socialiste, progresiste të kishin arritur në këtë pikë ku nuk ka kthim mbrapa.

Pa Skraparin Ilir Meta do të ishte askushi. Ishte ky vend që e bëri Ilir Metën ilir Meta. Sot është pikërisht ky vend që duhet t’i thotë Ilir Metës ik se të ka mbaruar koha. Është i ventmi në dijeninë time në Shqipëri dhe në Ballkan, që 30 vjeç u bë kryeministër, 40-vjeç kryetar Kuvendi dhe 50 vjeç President. Këto janë pozicionet më të larta në një shtet, kryetar i legjislativit, kryetar i ekzekutivit dhe kryetar i vendit.

Nuk lihet babai të bëhet lolua i lagjes. Mblidheni në shtëpinë e tij, në sensin e shtëpisë në lidhje me atë që ju keni në dorë, sepse ju e keni çuar Ilir Metën aty. Pa ju Ilir Meta do të ishte askushi. E ngjitët në majë dhe tani ka vënë ulërimin, zbriteni që aty. Tani flet për referendum, e çoi referndumin në Vlorë.

Jam i bindur që shumë prej jush këtu ndiejnë keqardhje, do donit të më shikonit mua këtu me Ilir Metën.

Ju keni një mundësi ta ndihmoni Ilir Metën. Ka një fjalë shumë të bukur që thotë: Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për gjeneratën.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 8 =