Home / Aktualitet / Rama e nis ditën në një takim virtual me Vuçiç dhe Zaev, në fokus Bashkëpunimi Rajonal

Rama e nis ditën në një takim virtual me Vuçiç dhe Zaev, në fokus Bashkëpunimi Rajonal

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim virtual me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Takimi është mbajtur në kuadër të projektit të Bashkëpunimit Rajonal. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Zaev përmes një postimi në facebook, ku thekson se ishte një takim produktiv në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që pritet të mbahet në  Shkup më 29 Korrik.

Postimi i plotë i Zaev: Këtë mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ne organizojmë në Shkup më 29 korrik

Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian.

Check Also

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së

Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + thirteen =