Home / Aktualitet / Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatën elektorale, reagon Komisionerja e BE

Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatën elektorale, reagon Komisionerja e BE

Kryeministri Edi Rama reagoi ditëne sotme në rrjetet sociale pas videokonferencave të realizuara  nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me komisionerët e BE-së, Johannes Hahn dhe Mariya Gabriel.

Sipas kryeministrit Rama, kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi dhe kërkoi një reagim zyrtar nga Brukseli.

Komisionerja Gabriel, ka sqaruar se në 18 mars ajo mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin, transmton A2.

Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet komisionerja./Opinion.al

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − four =