Home / Ekonomi / Rama: Dyfishim i ndihmës financiare për biznesin e vogël dhe familjet në nevojë

Rama: Dyfishim i ndihmës financiare për biznesin e vogël dhe familjet në nevojë

Për kryeministrin Edi Rama, shqiptarët janë familja e tij dhe ai tha se asgjë që s’do të bënte për familjen e tij, nuk do ta bëjë për këdo nga shqiptarët. Ai u ndal te ndihma ekonomike që do t’u japë bizneseve të vogla, familjeve që jetojnë në ndihmë ekonomike apo të papunëve.

“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës.

Në këtë mënyrë çdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta që nuk do i lëmë vetëm” tha Rama në një komunikim me publikun.

Kryeministri shtoi se do të shpërndajmë për familjet me ndihmë ekonomike, dyfishin e asaj që shpërndajmë në kohë paqeje.

“Kjo do të shpërndahet për 70 mijë familje në nevojë të regjistruara. Kështu e do zakoni që i ka rënë familjes sonë të madhe. Dyfish do ta bëjmë edhe pagesën e personave të papunë. “

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + one =