Home / Aktualitet / Rama del me premtimin e madh/ Ja sa aeroporte do t’i ndërtojë Shqipërisë në mandatin e rradhës

Rama del me premtimin e madh/ Ja sa aeroporte do t’i ndërtojë Shqipërisë në mandatin e rradhës

Kryeministri Edi Rama nga Vlora këtë të enjte është shprehur se qëllimi i qeverisë është që në fund të mandatit të tretë synojnë që të kenë 4 aeroporte.

Ndër të tjera ai është shprehur se së shpejti do të fillojnë punimet për aeroportin e Rinasit që do të sjellë dhe uljen e çmimeve të biletave për të gjithë udhëtarët.

“Porti i ri do të sjellë turistë me Jahte dhe do ti sjellë Vlorës shumë të ardhura. Mbi 1500 të ekuipazheve të tyre do të jetojnë këtu, një vlerë e shtuar dhe për ekonominë. Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces kompesohet me aeroportin e Vlorës ku ka dalë kompania fituese dhe po negociohet kontrata dhe brenda tre javës unë kam besim që do të nisë dhe punë. Aeroporti i Vlorës është një hall i zgjidhur dhe që u bllokua për shkak të pandemisë, është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Pasi dihet se një euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohet si një kontribut i drejtpërdrejtë në infrastrukturë.

Nëse kemi një investim që parashikohet me 125 milionë euro, shumëzojeni me 23 dhe do të shikoni dhe impaktin. Do të hapim garën për aeroportin e Sarandës dhe në përfundim të mandatit të tretë ne synojmë që të kemi 4 aeroporte. I Kukësit është gati për pak javë dhe do ti duhet që vetëm të marrë dokumentët e certifikimit ndërkombëtar. Do të vijojmë punimet për zgjatjen e pistës në Aeroportin e Rinasit dhe do të ulim çmimet”, ka thënë Rama.

Duke u foksuar te vaksinat anti Covid, Rama shtoi se objektivi është që të shpëtojë sezonin turisitik për të nisur vaksinimin masiv.  “Në fund, kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina nga AstraZeneca, dhe kemi mundësi dhe një kontratë tjetër për vaksinim masiv javët e ardhshme. Për të lehtësuar sezonin turistik që këtë vit, dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti. Do sigurojmë që të kemi dozat për rivaksinim nëse ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse COVID nuk do të zhduket. Nuk do të tretet, por mes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët.”- tha Rama.

Check Also

Kryeministri Rama jep medalje ari për nxënësit me rezultate të shkëlqyera, i riu ‘ia plas në sy’: Shyqyr që erdhën zgjedhjet…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushin kanë dorëzuar medalje për gjimnazistët ekselent. Teksa ia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =