Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryeministrit Edi Rama pasi e ironizoi publikisht dhe e quajti ‘Gridare’.
“Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera.
Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.
Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat.
Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.”, shprehet Duma.