Home / Aktualitet / Rama bën protagonistin përpara të zotit të shtëpisë në Durrës

Rama bën protagonistin përpara të zotit të shtëpisë në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës ditën e sotme për të vizituar familje që kanë hyrë në shtëpi të reja pasi tërmeti i vitit 2019 ia shkatërroi shtëpitë e tyre.

Sikur të mos i mjaftonte protagonizmin gjatë një muaji fushatë, Rama është shfaqur në rolin kryesor edhe përpara të zotit të një nga shtëpitë që vizitoi.

Teksa ata kishin harruar të mbushnin gotat e rakisë, Kryeministri u ngrit dhe shkoi e mori vetë shishen e rakisë.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, Rama i drejtohet një nga burrave të shtëpisë me fjalët “ulu, ulu aty”. Më tej Kryeministri shtoi që do të mbushë vetëm për vete dhe për zonjën e shtëpisë.

“Normalisht duhet të çohej ai, ai nuk u çua dhe u çova vetë. Ulu, ulu se tashi e bëj vetë. Do mbush i gotë për zonjën, i gotë për vete. Tashi vazhdo me Arben Ahmetajn. Gëzuar zonjë. Gëzuar dhe ti. Mbushe dhe pak për vete ta bëjmë gëzuar. Qofshin të shkuara të gjitha”, tha Rama.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =