Home / Aktualitet / Rama bën premtim e rradhës: Kush merr pagë 400 mijë lekë nuk do paguajë asnjë…

Rama bën premtim e rradhës: Kush merr pagë 400 mijë lekë nuk do paguajë asnjë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një premtim tjetër se po studiojnë si mundësi që për personat që marrin 400 mijë lekë të vjetra të mos iu mbahet asnjë taksë.

“Po e mendojmë si qeveri që shqiptarët deri në 400 mijë lekë të mos iu mbahet asnjë taksë. Po e diskutojmë se ne jemi qeveri dhe do të jemi në qeveri, kjo do të jetë e qartë”, theksoi Rama.

Ky shihet edhe si një premtim i PS-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

“Po e diskutojmë sepse po bëjmë kalkulime. Ne jemi në qeveri dhe do jemi në qeveri. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ajo që të themi të bëhet. Ne duam të rrisim më tutje tavanin ku fillon numërohet 23% e llogarisë që fillon nga 300 mijë lekë. Po bëjmë kalkulimin, do prezantojmë planin e veprimit. Nëse do na dalin llogaritë do e themi brenda vitit tjetër. Përndryshe do të jetë gati në 1 Janar të 2023”, tha Rama../ Gazeta Shqip

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + fifteen =