Në një takim me gratë e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Kujtojmë se disa ditë më parë u njoftua se edhe Vasilika Hysi nuk do të ishte pjesë e listave, pasi dëshironte që tu linte vendin të rinjve.
Ndërkohë sipas Ramës, Gjermeni i kishte kërkuar që të mos ishte pjesë e listave pasi dëshironte që të ishte rehat.
Rama:
“Kemi pasur fatin e madh dhe unë fatin e madh që ti kemi gjatë kësaj rruge dhe për arsyet e tyre të mirëkuptueshme kërkuan të rrinë rehat. Unë shpresoj të mos jenë rehat, por kjo ishte kërkesa e tyre. Jo nuk kërkuan të rrinë rehat në fakt, por Eglantina ka 6-8 muaj që erdhi dhe më tha që të ndërrojë edhe një herë jetë, e ndërrova njer kur erdha shërbimet civile në parlament. Tani do e ndërrojë edhe një herë tjetër se kam ende fuqi.
Vasilika tha mu rritë kalamajtë tha dhe të gjithë kalamajtë e mi janë gati të marrin stafetën, që nga vajza ime Etilda, vajza tjetër Klotilda, djali i madh Ton.
Me që donit t’ja linit vendit të rejave ne morëm Luljetën dhe Najadën, që janë brezi më i ri.”,