Home / Aktualitet / Rama ashpërson sulmet ndaj Metës: Është bërë si dordolec që vihet për të trembur zogjtë

Rama ashpërson sulmet ndaj Metës: Është bërë si dordolec që vihet për të trembur zogjtë

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pas debateve të fundit në distancë për vaksinimin e personaliteteve në vend mbi 80 vjecc.

Rama tha me ironi se presidenti flet për reformin e sektorit të shëndetësisë me anë të këshillave të Petrit Vasilit, ish-ministrit të Shëndetësisë, që sipas Ramës solli kohën më të errët të këtij sektori në vend.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se nëse presidenti nuk arrin ta kuptojë që personalitetet duhet të vaksinohen pa radhë, atëherë ai është kthyer në një dordolec që vendoset në fusha për të trembur zogjtë.

Meta është shpërdoruesi i rolit të presidentit. Ai bën deklaratat nga këshillat e Peço Vasilit, dhe koha kur Vasili drejtonte shëndetësinë është koha më e errët e shëndetësisë shqiptare. Vaksinimi do shtrihet në moshat mbi 80 vjeç. Nëse presidenti mendon se Reshat Arabana apo Tinka Kurti nuk duhet të vaksinohen si çdo të moshuar tjetër. Ky njeri është bërë si dordolec që vihen në fusha për të trembur zogj.

Meta bën deklarata për shqiptarët, por mendon vetëm për veten. Ne tani kemi garantuar personelin shëndetësor, po nisim me 80-vjeçarët dhe me radhë. Ata thjesht duan të marrin pushtetin e humbur, por s’kanë për ta marrë derisa akoma vijojnë të jenë alternativë”, tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurti shkon në Presidencë

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 3 =